Ring zbulon pajisjen e re – një zile dere me kamerë që sinjalizon lëvizjet pranë saj

11.02.2024

Pajisja më e re e kompanisë RING, Battery Doorbell Pro, është një zile me kamerë e cila dërgon alarme në momentin kur dëgjon lëvizje në afërsi.

Ring zbulon pajisjen e re – një zile dere me kamerë që sinjalizon lëvizjet pranë saj Foto: Ilustrim

Duke siguruar një perspektivë ajrore për identifikimin e lëvizjeve, ajo sinjalizon kur vëren lëvizje pranë saj.

Ring tha se kamera Battery Doorbell Pro ofron “cilësitë më të reja të imazhit” me lentet e saj 1536p HD+.

Gjithçka që i nevojitet pajisjes për të regjistruar pamje të qarta është ndriçimi nga dritat e rrugës ose të oborrit.

Ring Battery DoorBell Pro shërben si një përmirësim i modelit të mëparshëm nga Ring, Battery Video Doorbell Plus.

Veçori të reja te zilja përfshijnë pamjet e qarta me ngjyra, lidhje Wi-Fi, dhe regjistrim të audiove.

Kostoja e pajisjes ndryshon, por çmimi i saj fillon nga 213,26 euro.