Përdoruesit refuzojnë iOS 15, niveli adoptimit më i dobët se iOS 14

08.10.2021

Versioni i këtij viti i iOS 15 nuk vonoi të shfaqet probleme në ditët e para të debutimit. Mbase është kjo arsyeja pse njerëzit kanë hezituar më shumë të instalojnë versionin e ri më shumë sesa me iOS 14. Dy javë nga debutimi dhe adoptimi iOS 15 është shumë larg asaj çfarë iOS 14 arriti […]

Përdoruesit refuzojnë iOS 15, niveli adoptimit më i dobët se iOS 14

Versioni i këtij viti i iOS 15 nuk vonoi të shfaqet probleme në ditët e para të debutimit. Mbase është kjo arsyeja pse njerëzit kanë hezituar më shumë të instalojnë versionin e ri më shumë sesa me iOS 14.

Dy javë nga debutimi dhe adoptimi iOS 15 është shumë larg asaj çfarë iOS 14 arriti vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

iOS 15 kishte një adoptim prej 8.95% në dy ditët e para të debutimit. Tani kompania thotë se ky adoptim qëndron në 22.22%.

Po ta krahasojmë me iOS 14 vitin e kaluar shohim sesa keq ka performuar iOS 15 këtë vit. Konkretisht iOS 14 ishte instaluar në 14.68% të pajisjeve dy ditët e para dhe 41.97% të pajisjeve pas dy javësh.

Të dhënat vinë nga një analizë e bërë prej firmës analitike Kineze Mixpanel dhe kanë një marxhinë gabimi por jo aq sa të ndryshojnë plotësisht trendin që po shfaq iOS 15. /PCWorld Albanian

Etiketat