Pas blerjes së Activision Blizzard, Microsoft shkurton 1,900 vende pune

29.01.2024

Pasi marrëveshja mori aprovimin, CEO i Activision Bobby Kotick la kompaninë dhe nuk është zëvendësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Pas blerjes së Activision Blizzard, Microsoft shkurton 1,900 vende pune Foto: Ilustrim

Pothuajse 2 mijë punonjës nga divizionet gaming të Microsoft do të largohen, lajm që vjen pas finalizimit të marrëveshjes 69 miliardë dollarëshe.

Përmes një memoje nga bosi i Xbox Phil Spencer, kompania njoftoi se do të largonte 1,900 punonjës nga një staf prej 22,000.

Zhvillimet vinë tre muaj pasi gjiganit i softuerit Activision-Blizzard, u ble nga Microsoft.

Microsoft më në fund mbylli blerjen e Activision-Blizzard dhe krijuesin e Candy Crush King në Shtator të vitit të kaluar pas një serie betejash me rregullatorët.

Pasi marrëveshja mori aprovimin, CEO i Activision Bobby Kotick la kompaninë dhe nuk është zëvendësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Edhe bosi i Blizzard Mike Ybarra, i cili më herët kishte punuar tek kompania vendosi të largohej. Industria e video lojërave është goditur rëndë këtë vit me shkurtime të fuqisë punëtore pas një serie largimesh në 2023.

Në fillim të javës Riot Games, që zhvillon lojën League of Legends, njoftoi shkurtimin e 11 përqind të fuqisë punëtore. Unity shkurtoi 1800 vende pune ndërsa Twitch 500 vende pune.