Pajisjet Apple do të jenë të parat që përfitojnë teknologjia e re e çipeve në 2025

17.01.2024

Fabrikat e prodhimit të çipeve të TSMC do të fillojnë instalimin e pajisjeve të cilat do të prodhojnë çipet 2-nanometër në Prill. Apple ishte kompania e parë që përdorin teknologjinë 3-nanometër të çipeve me A17 Pro në iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max. Teknologjia e gjeneratës së ardhshme 2-nanometër të çipeve që është […]

Pajisjet Apple do të jenë të parat që përfitojnë teknologjia e re e çipeve në 2025 Foto: Ilustrim

Fabrikat e prodhimit të çipeve të TSMC do të fillojnë instalimin e pajisjeve të cilat do të prodhojnë çipet 2-nanometër në Prill.

Apple ishte kompania e parë që përdorin teknologjinë 3-nanometër të çipeve me A17 Pro në iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Teknologjia e gjeneratës së ardhshme 2-nanometër të çipeve që është destinuar për pajisjet e ardhshme Apple do të nisë prodhimin vitin e ardhshëm raportoi media Tajvaneze DigiTimes.

Fabrikat e prodhimit të çipeve të TSMC do të fillojnë instalimin e pajisjeve të cilat do të prodhojnë çipet 2-nanometër në Prill. Apple ishte kompania e parë që përdorin teknologjinë 3-nanometër të çipeve me A17 Pro në iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Siç duket i njëjti trend do të përsëritet me çipet 2-nanometër.

Me prodhimin që është parashikuar të fillojë në 2025, çipet 2-nanometër me shumë gjasa do të bëjnë debutimin e parë në pajisjet Apple.

Muajin e kaluar Financial Times raportoi se TSMC kishte demonstruar për Apple një prototip 2-nanometër përpara lançimit të tyre në 2025.

Thuhet se Apple po punon nga afër me TSMC për të zhvilluar dhe implementuar teknologjinë 2-nanometër të çipeve të cilët do të tejkalojnë çipet ekzistuese 3-nanometër në densitet tranzistorësh, performancë dhe efikasitet.

DigiTimes shtoi se furnizuesi me çipe i Apple do të vlerësojnë cilat prej fabrikave do të jenë të para që nisin prodhimin e çipeve akoma më të avancuara 1.4nm në 2027.

Aktualisht TSMC po prodhon çipe 3-nanometër në masë ndërsa një variant i përmirësuar i teknologjisë do të mbërrijë në pajisjet Apple në fund të vitit.