OnePlus rikthehet në biznesin e orëve inteligjente
Më shumë detaje kompania do të zbulojë në Kongresin Mobil Botëror ditën e Dielë më 25 Shkurt.
OnePlus ka vendosur ta provojë edhe njëherë biznesin e orëve inteligjente me Watch 2. Kompania pretendon se ora e re inteligjente ka deri në 100 orë jetëgjatësi baterie dhe tha se vjen në ngjyrë të zezë dhe argjendtë.
Më shumë detaje kompania do të zbulojë në Kongresin Mobil Botëror ditën e Dielë më 25 Shkurt.
Ora e re ka një kasë prej çeliku dhe xham prej kristali safirë. Pavarësisht reklamimit që OnePlus i bën jetëgjatësisë së baterisë së orës, ajo ka më pak sesa modeli origjinal OnePlus Watch që rezistonte për 10 ditë.
Arsyeja pse modeli i parë dështoi ishte mungesa e mbështetjes për aplikacione të palëve të treta, nuk kishte një asistent zanore dhe funksionalitetet e fitnesit ishin të dobëta.
OnePlus Watch 2 ka shumë për të provuar dhe presidenti i kompanisë pranoi gabimet e bëra me modelin e parë.