Motorola njoftoi lansimin e një telefon të ri, “për blerësit që kanë kujdes për buxhetin”

18.06.2024

Motorola ka prezantuar një smartphone surprizë të përshtatur “për blerësit që kanë kujdes për buxhetin”.

Motorola njoftoi lansimin e një telefon të ri, “për blerësit që kanë kujdes për buxhetin” Foto: Ilustrim

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Moto E14 që po debuton në Evropë; por jo edhe në SHBA.

Moto E14 është një pajisje e thjeshtë me një çmim prej rreth 88 dollarë.

Ai përmban një çip Unisoc, i njëjti që gjendet në paraardhësin e tij, Moto E13.

Moto E14 ka 2 GB RAM dhe është i kufizuar në Android 14 Go Edition, një version i lehtë i Android.

Smartphone i Motorola-s përmban një panel LCD 6,56 inç IPS me rezolucion HD+.

Ka një shpejtësi rifreskimi 90 Hz dhe mbrohet nga Gorilla Glass 3.

Pajisja ka një vlerësim IP52, duke e bërë atë të papërshkueshëm nga uji.