Microsoft rimerr vendin e parë nga Nvidia si kompania më me vlerë në botë

22.06.2024

Nvidia ka rikthyer Microsoft vendin si kompania më me vlerë në botë pasi vlera e aksioneve të saj ra me 3.5 përqind ditën e Enjte.

Microsoft rimerr vendin e parë nga Nvidia si kompania më me vlerë në botë Foto: Ilustrim

Gjiganti i çipeve të inteligjencës artificiale mbajti vendin e parë të kompanisë më me vlerë botë ditën e Marte me një vlerë tregu prej 3.34 trilionë dollarë.

Por aksionet ranë ditën e Enjte duke vlerësuar kompaninë me 3.22 trilionë dollarë dhe me Microsoft që rimori vendin e parë me vlerë prej 3.3 trilionë dollarë.

Rritja e Nvidia është ushqyer nga dominimi i asaj që analistët e quajnë si “ari i ri” në sektorin e teknologjisë, atë të çipeve që fuqizojnë AI.

Nvidia, Microsoft dhe Apple, secili me vlerë tregu mbi 3 trilionë dollarë, janë në një garë për tu bërë kompania më me vlerë në botë.

“Ne besojmë se vitin e ardhshëm gara për vlerën e tregut prej 4 trilionë dollarë në teknologji do të jetë mes Nvidia, Apple dhe Microsoft,” tha Wedbush Securities.

Aksionet e Nvidia janë rritur falë kërkesës së lartë për çipe për trajnimin dhe operimin e modeleve AI.