Kriza globale e çipeve, shitjet e smartfonëve bien me 6%

17.10.2021

Nga Nvidia tek AMD apo prodhues të makinave si General Motors, kriza globale e çipeve ka prekur çdo lloj industrie që varet tek komponentët e kompjuterëve. Megjithatë tashmë kanë filluar të preken edhe prodhuesit e smartfonëve. Sipas Canaly, shitjet e telefonëve ranë me 6% në tre mujorin e tretë të 2021. Firma analitike fajëson krizën […]

Kriza globale e çipeve, shitjet e smartfonëve bien me 6% Foto: Ilustrim

Nga Nvidia tek AMD apo prodhues të makinave si General Motors, kriza globale e çipeve ka prekur çdo lloj industrie që varet tek komponentët e kompjuterëve.

Megjithatë tashmë kanë filluar të preken edhe prodhuesit e smartfonëve. Sipas Canaly, shitjet e telefonëve ranë me 6% në tre mujorin e tretë të 2021.

Firma analitike fajëson krizën globale të çipeve ndërsa kompanitë nuk arrijnë dot të përmbushin kërkesën e konsumatorëve.

23% e smartfonëve të shitur kishin emrin e Samsung. Apple zuri 15% të shitjeve, Xiaomi 14% dhe Vivo e Oppo me 10% secili.

Së bashku tre prodhuesit Kinezë zunë 34%. Canalys përfshin edhe shitjet e OnePlus nën markën e Oppo por e ruan veçmas ndaj Vivo.

Të tre këto marka janë në pronësinë e BBK Electronics.

Sa i takon Apple vihet re një performancë e fuqishme me vetëm 1 javë shitje të iPhone 13. /PCWorld Albanian