Krahasuar me 2005 sulmet kibernetike janë rritur me 538%

23.11.2021

Nuk përbën surprizë fakti se interneti është përplot rreziqe dhe kërcënime sigurie thuajse në çdo cep të tij, por njohuritë e publikut rreth tyre janë të kufizuara përfshirë këtu mënyrën sesi maluerët kanë evoluar. Për shembull si krahasohet një maluer sot me një të 2005? A është rritur numri i sulmeve që atëherë? Në 16 […]

Krahasuar me 2005 sulmet kibernetike janë rritur me 538% Foto: Ilustrim

Nuk përbën surprizë fakti se interneti është përplot rreziqe dhe kërcënime sigurie thuajse në çdo cep të tij, por njohuritë e publikut rreth tyre janë të kufizuara përfshirë këtu mënyrën sesi maluerët kanë evoluar.

Për shembull si krahasohet një maluer sot me një të 2005? A është rritur numri i sulmeve që atëherë?

Në 16 vite vetëm Shtetet e Bashkuara kanë pasur një rritje me 538% të sulmeve krahasuar me 2005. Por pse ka sot më shumë sulme se atëherë?

Përpara se ti përgjigjemi kësaj pyetjeje duhet të theksojmë llojin e sulmeve. Të thuash se sulmet janë rritur me 538% nuk tregon asgjë dhe ka mënyra të shumëllojshme sesi një sulm realizohet.

Nga të gjitha sulmet, 32.9% e tyre kishin të bënin me phishing. Ky lloj sulmi do të thotë se një haker përpiqet tu mashtrojë që ti jepni informacionet personale.

Pas phishing, sulmi i dytë më i zakonshëm është mashtrim me shitje. 14.87% e tyre ishin sulme të tilla ku dikush pasi paguante për një produkt, nuk merrte as produktin as paratë.

Me 10.48% të sulmeve në vendin e tretë ishin sulmet ransomware. Thyerjet e të dhënave personale përbënin 6.19% dhe vjedhje të identitetit 5.92%. Pse ka sulme më shumë? Sepse interneti në 2005 ishte më i sigurtë për shkak se roli i tij nuk ishte aq i rëndësishëm në jetën tonë.

Sot nga puna, tek shkolla online dhe shitblerja online, varësia jonë ndaj interneti është shumë më e madhe si rezultat mundësia për të rënë pre e sulmeve dhe mashtrimeve online gjithashtu është më e madhe./PCWorld Albanian