Komisioni Europian po përgatitet të gjobisë Apple për mos heqjen e tarifave në Europë

17.06.2024

Sipas Financial Times, Bashkimi Europian kundërshton Tarifën e Teknologjisë Bërthamë të Apple, por mënyrën sesi do ti ndërtojë akuzat mbetet e paqartë.

Komisioni Europian po përgatitet të gjobisë Apple për mos heqjen e tarifave në Europë Foto: Ilustrim

Komisioni Europian po përgatitet për të gjobitur Apple për shkeljen e Aktit të Tregjeve Dixhitale pasi arriti në përfundimin se prodhuesi i iPhone nuk po përmbush obligimet e kërkuara që do ti lejonin zhvilluesit e aplikacioneve të dërgojnë përdoruesit jashtë App Store dhe shmangut komisionet e dyqanit të aplikacioneve.

Sipas Financial Times, Bashkimi Europian kundërshton Tarifën e Teknologjisë Bërthamë të Apple, por mënyrën sesi do ti ndërtojë akuzat mbetet e paqartë.

Apple mund të përballet me gjobë deri në 5 përqind të të ardhurave vjetore sipas raportit.

Gjetjet e BE-së janë paraprake dhe Apple ka kohë që të bëjë ndryshimet e duhura përpara se akuzat të sillen kundër gjigantit të iPhone formalisht nga rregullatorët. Nëse Bashkimi Europian vendos të ecë përpara me akuzat, ata do të njoftoheshin formalisht nga Komisioni Europian në javët në vijim.

Apple bëri ndryshime të mëdha në App Store, Apple Pay, Safari dhe platforma të tjera në Bashkimin Europian duke lejuar dyqanet alternative të aplikacioneve por ende aplikon një tarifë.

Apple gjithashtu filloi të ofronte një listë shfletuesish dhe motorësh kërkimit që përdoruesit mund të përzgjedhin në bazë të preferencave të tyre ndërsa ju hap rrugë edhe portofolëve nga palët e treta të cilët mund të aksesojnë çipin NFC të iPhone për pagesat pa kontakt.