iPhone lë në gjumë njerëzit ndërsa alarmet nuk prodhojnë tinguj

02.05.2024

Nuk është i qartë numri i përdoruesve të prekur apo nëse problemi ekziston vetëm në modele të caktuara iPhone.

iPhone lë në gjumë njerëzit ndërsa alarmet nuk prodhojnë tinguj Foto: Ilustrim

Apple tha se është duke punuar për të adresuar një problem ku disa alarme në iPhone nuk luajnë tinguj duke ju dhënë përdoruesve një zgjim në një moment të papritur.

Një TikTok-er u ankua se kishte vendosur 5 alarme dhe asnjë prej tyre nuk kishte luajtur tinguj. Apple konfirmoi se është në dijeni të problemit por nuk dha detaje se çfarë mund të ketë shkuar keq apo çfarë përdoruesit mund të bëjnë për ta shmangur.

Gjithashtu nuk është i qartë numri i përdoruesve të prekur apo nëse problemi ekziston vetëm në modele të caktuara iPhone.

Një mënyrë sesi përdoruesit mund të shmangin një zgjim të vonë në mëngjes është duke kontrolluar telefonin e tyre nëse alarmi është i konfiguruar siç duhet apo volumi i telefonit është i ngritur lart.

Disa përdorues thanë se kur telefoni është me ekran poshtë, alarmet nuk prodhojnë tinguj. Disa të tjerë thonë se duhet të çaktivizoni “Attention Aware Features.”

Apple premtoi ta zgjidhë këtë problem me shpejtësi.