iPhone 15 Pro Max do të jetë modeli më i shitur i linjës iPhone 15 në 2024

15.01.2024

Duke shkruar në Medium, Kuo tha se iPhone 15 Pro Max do të zërë 40-45 përqind të shitjeve të të gjitha modeleve iPhone 15 në gjysmën e parë të 2024. Apple iPhone 15 Pro Max do të vijojë të jetë modeli iPhone më i shitur në gjysmën e parë të 2024 sipas analistit të Apple […]

iPhone 15 Pro Max do të jetë modeli më i shitur i linjës iPhone 15 në 2024 Foto: Ilustrim

Duke shkruar në Medium, Kuo tha se iPhone 15 Pro Max do të zërë 40-45 përqind të shitjeve të të gjitha modeleve iPhone 15 në gjysmën e parë të 2024.

Apple iPhone 15 Pro Max do të vijojë të jetë modeli iPhone më i shitur në gjysmën e parë të 2024 sipas analistit të Apple Ming-Chi Kuo.

Duke shkruar në Medium, Kuo tha se iPhone 15 Pro Max do të zërë 40-45 përqind të shitjeve të të gjitha modeleve iPhone 15 në gjysmën e parë të 2024.

Përveçse është modeli më Premium me ekranin më të madh prej 6.7-inç, iPhone 15 Pro Max gjithashtu ka një lente telefoto me zmadhim 5x që nuk gjendet në modelet e tjera.

Lentja tetraprizëm në Pro Max ka një rëndësi të veçantë për furnizuesin e saj Tajvanez Largan duke i sjellë të ardhura prej 108.8 deri në 121.6 milionë dollarë prodhuesit të komponentit.

Kuo është shprehur vazhdimisht se lentja tetraprizëm do të zgjerohet tek iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max këtë vit duke mundësuar zmadhim optik 5x optik dhe 25x dixhital për të dy modelet.

iPhone 16 Pro do të ketë ekran më të madh prej 6.3-inç krahasuar me 6.1-inç në iPhone 15 Pro. Ky ndryshim do të rriste madhësinë e pajisjes duke siguruar më shumë hapësirë për lentën e re.