iPhone 15 ndihmon Apple të shmangë një tjetër rënie të ardhurash

02.02.2024

Ky tre mujor përfshin edhe paratë e sjellura nga shitjet e para të iPhone në Shtator të cilët siç duket kanë pasur një impakt të menjëhershëm pozitiv.

iPhone 15 ndihmon Apple të shmangë një tjetër rënie të ardhurash Foto: Ilustrim

Pas katër tre mujorësh me radhë me rënie të ardhurash, Apple theu trendin duke raportuar tre mujorin e parë me rritje ditën e sotme.

Në raportin financiar të tre mujorit të fundit të 2023, kompania zbuloi të ardhura prej 119.6 miliardë dollarësh, një rrite me 2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Për më tepër CEO i Apple Tim Cook tha se numri i pajisjeve aktive të kompanive në mbarë botën kishte kaluar 2.2 miliardë, duke prekur rekorde të reja.

Ky tre mujor përfshin edhe paratë e sjellura nga shitjet e para të iPhone në Shtator të cilët siç duket kanë pasur një impakt të menjëhershëm pozitiv.

Cook kujtoi ditën e djeshme se 2 Shkurti është data e debutimit të Apple Vision Pro, pajisjes së parë të realitetit virtual dhe të shtuar të kompanisë.

Shitjet e iPad gjatë këtij tre mujori ranë me 25 përqind në 7 miliardë dollarë të ardhura nga 9 miliardë dollarë një vit më parë ndërsa departamenti i pajisjeve Mac pati rritje. Kompania solli 69.7 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet e iPhone për tre muajt e fundit të vitit, nga 65.8 miliardë dollarë një vit më parë.

Biznesi i shërbimeve postoi 23.1 miliardë dollarë të ardhura nga 20.8 miliardë dollarë një vit më parë. Zhvillimet pozitive brenda kompanisë vinë në një kohë kur Microsoft kapërceu Apple në vlerë tregu.