iPhone 14 Pro: 15% më shumë fuqi procesorike dhe 30% grafike

26.07.2022

Modeli bazë i iPhone 14 do të qëndrojë me çipin e vjetër A15 ndërsa modelet Pro do të kalojnë në A16 sipas shumë burimeve të industrisë. Një gjë e tillë do të thotë se performanca e iPhone 14 Pro ka për të qenë konsiderueshëm më e lartë sesa e modeleve bazë. Sipas raportimeve modelet Pro […]

iPhone 14 Pro: 15% më shumë fuqi procesorike dhe 30% grafike

Modeli bazë i iPhone 14 do të qëndrojë me çipin e vjetër A15 ndërsa modelet Pro do të kalojnë në A16 sipas shumë burimeve të industrisë.

Një gjë e tillë do të thotë se performanca e iPhone 14 Pro ka për të qenë konsiderueshëm më e lartë sesa e modeleve bazë.

Sipas raportimeve modelet Pro gjithashtu do të kenë memorie RAM më të shpejtë, konkretisht LPDRR5 përkundër LPDDR4 të iPhone 14.

Ekspertët presin një rritje performance mes 25 deri në 30% të grafikave të A16 ndërsa një rritje me 15% të performancës së procesorit.

Që prej vitit të kaluar me modelin A15, çipet e Apple kanë kaluar në arkitekturën 5-nanometër të TSMC. Por për çfarë do ta përdorë iPhone 14 Pro gjithë fuqinë e procesorit të ri?

Fuqia procesorike dhe grafika e çipit ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në regjistrimin e videove 8K me kamerën 48-megapiksel. Gjithashtu kalimin nga LPDDR4X në LPDDR5 do të përmirësojë gjerësinë e bandës së memories me 50% me një impakt shumë pozitiv në efikasitetin e energjisë.