iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple

30.01.2024

Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al).

iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple Foto: Mandatory Credit: Photo by Pavlo Gonchar/SOPA Images/Shutterstock (14120096k) In this photo illustration, iOS 18 logo is seen on a smartphone and on a pc screen in the background. Photo illustration in Ukraine - 22 Sept 2023

Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik.

“Më kanë thënë se sistemi i ri operativ është një nga përditësimet më të mëdha në historinë e kompanisë”, tha Gurman. “Me këtë njohuri, konferenca e radhës nga Apple pritet të jetë mjaft emocionuese”.

Thuhet se karakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal.

Disa prej aplikacioneve që pritet të përjetojnë ndryshime dhe të funksionojnë me Al janë Apple Music, Messages, dhe Siri, zhvillim ky i cili ka të ngjarë t’i kushtojë kompanisë afro 1 miliard euro.

Ndryshe, Samsung si rivali kryesor i Apple, së fundmi ka debutuar serinë e telefonave inteligjentë Galaxy S24 me veçori të Al si Live Translate, Note Assist, dhe Circle to Search.