Imazhet e gjeneruara nga AI do të etiketohen në platformat e Meta

07.02.2024

Meta thotë se mjeti do të mund të identifikojë dhe etiketojë imazhet e gjeneruara përmes AI nga Google, OpenAI, Microsoft, Adobe, Midjourney dhe Shutterstock.

Imazhet e gjeneruara nga AI do të etiketohen në platformat e Meta Foto: Ilustrim

Imazhet e gjeneruara nga AI do të etiketohen në platformat e Meta si Facebook, Instagram dhe Threads për ta bërë më të qartë se pamjet janë artificiale.

Lëvizja është pjesë e një plani të gjerë për të goditur keqinformimin sidomos me ngritjen e inteligjencës artificiale gjeneruese.

Sipas presidentit të Meta për çështjet botërore, Nick Glegg, kompania ka punuar me partnerë të ndryshëm në industri për të zhvilluar standarde të cilat përmbajnë etiketa në imazhe, video ose klipe audio të cilat janë gjeneruar përmes AI.

Meta thotë se mjeti do të mund të identifikojë dhe etiketojë imazhet e gjeneruara përmes AI nga Google, OpenAI, Microsoft, Adobe, Midjourney dhe Shutterstock.

Sa i takon klipeve audio dhe imazheve, Meta tha se aktualisht nuk është i disponueshëm si funksion por që është duke punuar me partnerë për ta bërë të mundur.