Google, Meta dhe Qualcomm bashkojnë forcat për ekosisteme dixhitale më të hapura

13.12.2023

I ashtuquajtur Koalicioni për Ekosisteme Dixhitale më të Hapura (CODE), grupi tha se dëshiron të promovojë platformat dhe sistemet e hapura për të nxitur rritjen dhe inovacionin në Europë. Google, Meta, Qualcomm dhe shtatë kompani të tjera teknologjike ditën e Mërkure bashkuan forcat për të promovuar një ekosistem dixhital më të hapur në përgjigje të […]

Google, Meta dhe Qualcomm bashkojnë forcat për ekosisteme dixhitale më të hapura Foto: Ilustrim

I ashtuquajtur Koalicioni për Ekosisteme Dixhitale më të Hapura (CODE), grupi tha se dëshiron të promovojë platformat dhe sistemet e hapura për të nxitur rritjen dhe inovacionin në Europë.

Google, Meta, Qualcomm dhe shtatë kompani të tjera teknologjike ditën e Mërkure bashkuan forcat për të promovuar një ekosistem dixhital më të hapur në përgjigje të rregullave të reja teknologjike të Bashkimit Europian.

I ashtuquajtur Koalicioni për Ekosisteme Dixhitale më të Hapura (CODE), grupi tha se dëshiron të promovojë platformat dhe sistemet e hapura për të nxitur rritjen dhe inovacionin në Europë.

Grupi tha se do të punojë me akademikë, politikbërës dhe kompani për hapjen dixhitale dhe sesi kjo mund të arrihet në Europë përmes implementimit të Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA) dhe ligjet e ardhshme Europiane.

DMA kërkon nga rojtarët – kompani teknologjike që kontrollojnë qasjen në platformat e tyre – të lejojnë palët e treta të ndërveprojnë me shërbimet e rojtarëve.

“Kemi pasur një sërë bisedash në muajt e fundit rreth asaj se si duket ‘situata ideale’ kur bëhet fjalë për ekosistemet dixhitale në Evropë, çfarë nxit inovacionin dhe çfarë do të ndikojë pozitivisht në konkurrencë. Ne mendojmë se hapja është elementi thelbësor,” tha themeluesi i Lynx, një prej anëtarëve të koalicionit.

Anëtarë të tjerë janë grupet Kineze Honor dhe Huawei, startupi i realitetit të shtuar Lynx, prodhuesi Amerikan i pajisjeve të telekomunikimit Motorola, gjiganti Britanik i elektronikës Nothing, kompania Norvegjeze Opera dhe aplikacioni Gjerman Wire.