Google Keep e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale do të ju ndihmojë në krijimin e listave

27.02.2024

Google po e fuqizon aplikacionin e saj Keep për mbajtjen e shënimeve me chatbot-in me Inteligjencë Artificiale, Gemini.

Google Keep e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale do të ju ndihmojë në krijimin e listave Foto: Ilustrim

Së shpejti, Keep do të pajiset me butonin “Help me create a list”, i cili ka për qëllim ta bëjë edhe më të lehtë krijimin e listave për aktivitete të përditshme.

Ky funksion gjenerues i Al mund të ju ndihmojë të krijoni lista të blerjeve apo edhe detyrave, shkruajnë mediat e huaja.

Pasi që kjo veçori të shpërndahet te të gjithë telefonat, ju mund të kërkoni nga Gemini në Keep që t’iu ndihmojë me lista të ndryshme si për shembull me paketimet për një udhëtim kampingu, apo filma të ndryshëm.

Për momentin, funksioni “Help me create a list” nuk ka një datë zyrtare të prezantimit.

Mirëpo, ndarja e informatave private ose të ndjeshme mund të mos jetë ide e mirë. Kështu që, edhe Google rekomandon që të mos e “ushqeni” aplikacionin Keep tashmë të fuqizuar nga Al me të dhëna të papërshtatshme.