Google Assistant së shpejti do të identifikojë zërin e përdoruesit
Gjithsesi, është interesante të shihet se Google po bën një hap tjetër të madh drejt përmirësimit të përvojës së tij të asistentit inteligjent. Duket se nëse zgjedh një përvojë të përmirësuar të “Asistentit të Google”, sistemi do të ruajë dhe analizojë zërin tënd për një “njohje të personalizuar të të folurit”. Ruajtja dhe analizimi i […]
Gjithsesi, është interesante të shihet se Google po bën një hap tjetër të madh drejt përmirësimit të përvojës së tij të asistentit inteligjent. Duket se nëse zgjedh një përvojë të përmirësuar të “Asistentit të Google”, sistemi do të ruajë dhe analizojë zërin tënd për një “njohje të personalizuar të të folurit”.
Ruajtja dhe analizimi i zërit të dikujt do të përmirësojë kohën dhe saktësinë e përgjigjes pasi zëri i përdoruesve dhe fjalët e përdorura zakonisht do të bëhen të njohura për “Asistentin e Google”. Asistenti do të ketë gjithashtu akses në serverët e Google, ku do të grumbullohen dhe analizohen përmbledhjet e modeleve të të folurit të përdoruesve të tjerë. Ky funksion ka të ngjarë të lejojë njohje më të avancuar të komandave dhe emrave të kontakteve.
Sigurisht, për shkak të shqetësimeve të privatësisë, besohet se Google do të lërë një opsion në cilësimet për të hequr dorë nga njohja e personalizuar e të folurit nëse nuk dëshironi që zëri juaj të ruhet askund.