Facebook zbulon se çfarë e shkaktoi ndërprerjen gjashtë orëshe

05.10.2021

Pas më shumë se 5 orësh, rrjetet sociale të kompanisë ‘Facebook’ është rikthyer në funksion.  Ndryshe, gjatë mbrēmjes së djeshme i tërë sistemi i këtyre rrjeteve sociale kishte rënë, pra ishte jasht funksionit për shumë orë. Madje u raportua se pronari i Facebook, brenda këtyre orëve jasht funksionit, kishte humbur rreth 7 miliard dollar. Përmes […]

Facebook zbulon se çfarë e shkaktoi ndërprerjen gjashtë orëshe Foto: Facebook logo is displayed next to a screen showing that Facbook service is down on October 04, 2021 in San Anselmo, California (Getty Images)

Pas më shumë se 5 orësh, rrjetet sociale të kompanisë ‘Facebook’ është rikthyer në funksion. 

Ndryshe, gjatë mbrēmjes së djeshme i tërë sistemi i këtyre rrjeteve sociale kishte rënë, pra ishte jasht funksionit për shumë orë.

Madje u raportua se pronari i Facebook, brenda këtyre orëve jasht funksionit, kishte humbur rreth 7 miliard dollar.

Përmes një postimi zyrtar, Facebook ka zbuluar se ndërprerja prej gjashtë orësh në platformat e saj është shkaktuar nga ndryshimet e konfigurimit në ruterët e tij.

Sipas kësaj kompanie, ndryshimet e bëra, kanë qenë shkaktar për prishjen e trafikut të rrjetit midis qendrave të të dhënave të kompanisë. Megjithatë, të njëjtit kanë theksuar se ende nuk kanë prova që të dhënat e përdoruesve janë kompremetuar si rezultat i kësaj periudhe jashtë funksionit, raporton Independent.

“Kjo ndërprerje në trafikun e rrjetit pati një efekt kaskadues në mënyrën se si komunikojnë qendrat tona të të dhënave, duke i ndalur shërbimet tona“, kanë thënë nga kompania.

Facebook tha se ndryshimet e konfigurimit të ruterit gjithashtu ndikuan në shumë nga mjetet dhe sistemet e brendshme të punonjësve të përdorur në operacionet e përditshme, duke i ndërlikuar përpjekjet e tyre për të diagnostikuar dhe zgjidhur problemin më shpejt, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me këtë reagoi edhe CEO Mark Zuckerburg. “Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer online tani. Ju kërkojmë falje për ndërprerjen sot – e di sa shumë i mbështetni shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit e dashur të juaj”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Edhe pse ndërprerja zgjati vetëm gjashtë orë – relativisht e shkurtër në krahasim me atë të vitit 2019 që zgjati një ditë – koha e ndërprerjes ka të ngjarë të prekte një numër të madh të bizneseve që mbështeten në Facebook dhe mjetet e tij.