Europa hedh dyshime mbi tarifat e privatësisë së Facebook dhe Instagram

22.03.2024

Komentet e saj do të thotë se Komisioni po ndjek me vëmendje përpjekjet e kompanive me fuqi të ndjeshme në treg përcaktuar si rojtar, për të përdorur shtrëngimin ekonomik me qëllim që të anashkalohen rregullat dixhitale të bllokut.

Europa hedh dyshime mbi tarifat e privatësisë së Facebook dhe Instagram Foto: Ilustrim

Bashkimi Europian ka dhënë sinjalin e tij më të fortë ndaj taktikës kontroverse të Meta lançuar në Nëntor të vitit të kaluar ku detyronte përdoruesit ose të paguajnë çdo muaj për të mos u gjurmuar ose ta përdorin shërbimin falas por të gjurmohen për qëllime reklamimi.

Por një sjellje e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Unioni. Ditën e Enjte shefja e konkurrencës Margrethe Vestager hodhi dyshimet e saj mbi tarifën e privatësisë vendosur nga Meta ndërsa shprehej për Reuters: “Mendoj se ekzistojnë mënyra të tjera për të monetizuar shërbimet që ofron.”

Gjatë intervistës për agjencinë e lajmeve ajo diskutoi edhe përgjigjen e Apple ndaj Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA). “Nëse struktura e re e tarifimit të Apple do të eliminojë de fakto përfitimet e DMA. Kjo është një sjell që ne kemi për ta hetuar.”