Bizneset Vende Pune Ofertat

Elon Musk i jep shansin e dytë Trump-it, e rikthen në Twitter

Elon Musk i jep shansin e dytë Trump-it, e rikthen në Twitter

10.11.2023 Teknologji

Themeluesi i Telsa, ka publikuar një sondazh ditën e shtunë nëse do të rikthehej Donald Trump në Twitter, kur më shumë se 15 milionë llogari votuan dhe kërkuan rikthimin e tij.

“Zëri i popullit është zëri i Zotit”, shkroi Musk duke bërë të ditur që tashmë Trump do të ketë qasje në këtë platformë.

Por, kjo nuk mjafton me kaq. Përveç ish-Presidentit të ShBA-ve, qasja i është rikthyer edhe Katie Hopkins. Asaji ishte ndaluar përdorimi në vitin 2020 për shkak se bëri shkelje të politikës në nxitjen e urrejtjes.

Në postimin e saj të parë pas tre vite Hopkins shkroi : “Faleminderit @elonmusk. Dhe faleminderit të gjithë familjes në Twitter që na solli Tommy dhe mua në @X.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
SpaceX po blen kompaninë e prodhimit të parashutave për misione hapësinore

SpaceX po blen kompaninë e prodhimit të parashutave për misione hapësinore

SpaceX po blen një kompani për prodhimin e parashutave të cilat përdoren për misione hapësinore.

Prodhuesi i anijeve kozmike në pronësi të Elon Musk po blen Pioneer Aerospace i cili prodhon parashuta për raketa.

Sipas një dosje falimentimi në Florida, SpaceX do të paguajë 2.2 milionë dollarë për Pioneer – kompania mëmë e të cilit kohët e fundit bëri kërkesë për falimentim.

Është një blerje e rrallë për SpaceX dhe e para që kur pagoi 524 milionë dollarë për startupin satelitor Swarm në vitin 2021, në një lëvizje që zgjeroi rrjetin e saj satelitor Starlink.

Pioneer, i themeluar në vitin 1938, ka siguruar parashuta për një numër misionesh të SpaceX dhe NASA-s.

Grenell: Kur Trump të bëhet sërish president, do të punojmë ta lirojmë Hashim Thaçin

Grenell: Kur Trump të bëhet sërish president, do të punojmë ta lirojmë Hashim Thaçin

Ish-emisari Presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kur Donald Trump do të bëhet president përsëri do të punojnë për lirimin e Hashim Thaçi.

Këtë Grenell e ka thënë teksa ka rikujtuar një takim me ish-presidentin kosovar në Prishtinë në janarin e vitit 2020.

“Kthim prapa tek takimi me mikun tim Hashim Thaçi nq Kosovë. Presidenti Thaçi sot është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin dhe dëshiroi që të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan. Dhe evropianët e lejuan këtë padrejtësi që të zgjatet. Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar Grenell.

“X” lanson mjetin për kërkimin e vendeve të punës

“X” lanson mjetin për kërkimin e vendeve të punës

Një mjet i ngjashëm i kërkimit të punës me Linkedin që X ka eksperimentuar prej kohësh tashmë është live. Një version beta mbërriti në Gusht për përdoruesit e verifikuar (me pagesë) por versioni ueb i mjetit tashmë është i hapur për këtë në X. Kompania tha se së shpejti do të mbërrijë edhe në iOS e Android.

Funksionaliteti i kërkimit të punës popullohet me pozicione të hapura nga disa kompani teknologjike përfshirë ato që drejtohen prej Musk.

Aktualisht ka role të listuara në SpaceX, Tesla dhe Neuralink si dhe kompaninë e fundit të Musk X.ai.

Musk kishte premtuar më herët se do të ndërtonte një mjet konkurrent të Linkedin të shkëlqyer edhe pse momentalisht duke shumë i thjeshtë në funksionalitet.

Përdoruesit mund të kërkojnë vende pune dhe përshkrime, por ku duan të plotësojnë një aplikim dërgohen në sajte të palëve të treta për ta përfunduar, përfshirë këtu vende pune në X.

Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
M-L Solution Call Center Brigada123,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende29 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë