Drejtuesit e Apple japin detaje rreth ndryshimeve që vijnë në aplikacionin Photos me prezantimin e iOS 18

07.07.2024

Një aplikacion që merr një pamje të re në iOS 18 është aplikacioni Photos.

Drejtuesit e Apple japin detaje rreth ndryshimeve që vijnë në aplikacionin Photos me prezantimin e iOS 18 Foto: Ilustrim

Bëhet e ditur se treshja drejtuese e Apple, Jon McCormak, Della Huff dhe Billy Sorrentino, kanë diskutuar ridizajnimin e aplikacionit.

Aplikacioni i ridizajnuar Photos do të gjendet në iOS 18, iPadOS 18 dhe MacOS Sequoia dhe do të mundësohet nga Apple Intelligence.

Kjo e fundit është ajo që kompania po e quan zhytjen e saj të parë në botën e Inteligjencës Artificiale (AI), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple ka thënë më parë se aplikacioni Photos do t’i nënshtrohet “ridizajnimit më të madh ndonjëherë” me përditësimin e iOS 18.

Veçoritë që vijnë në të përfshijnë një ndërfaqe të re me një rrjet të vetëm me muajin dhe vitin e listuar më poshtë për ta bërë më të lehtë gjetjen e një fotoje ose videoje të realizuar në një datë specifike.

Një veçori tjetër e re do të organizojë fotot dhe videot sipas temës.

Siç raportohet, versioni i qëndrueshëm dhe përfundimtar i iOS 18 pritet të dalë në shtator.

Aplikacioni, së bashku me Safari dhe Mail, është një nga aplikacionet më të përdorura në iOS.