Dizajneri i produkteve të Apple jep dorëheqje

31.12.2023

Largimi i fundit nga Apple, duket të jetë Tang Tan, ish-shefi i dizajnit të produkteve. Tan ka dhënë dorëheqje për t’iu bashkuar kompanisë LoveFrom të themeluar nga Jony Ive, ish-projektuesi kryesor i Apple. Por, largimi i tij nga Apple duket se ka lënë boshllëk, pasi ai ishte përgjegjësi kryesor për dizajnimin e produkteve ku përfshihen […]

Dizajneri i produkteve të Apple jep dorëheqje Foto: Ilustrim

Largimi i fundit nga Apple, duket të jetë Tang Tan, ish-shefi i dizajnit të produkteve.

Tan ka dhënë dorëheqje për t’iu bashkuar kompanisë LoveFrom të themeluar nga Jony Ive, ish-projektuesi kryesor i Apple.

Por, largimi i tij nga Apple duket se ka lënë boshllëk, pasi ai ishte përgjegjësi kryesor për dizajnimin e produkteve ku përfshihen iPhone, Apple Watch, dhe AirPods.

Në firmën e re, e cila mbështetet nga OpenAl e Sam Altman, Tang Tan do të punojë në pajisjet me Inteligjencë Artificiale, dhe do të ketë synim të krijojë pajisje që zbatojnë teknologjitë më të fundit.

Ai do të jetë udhëheqës i dizajnit të harduerit për projektin e ri të Al, ndërsa Sam Altman pritet të ofrojë mbështetje softuerike.

Të gjitha produktet janë aktualisht në faza të hershme të konceptit, por fokusi duket se është te pajisjet shtëpiake.

Ndryshe, që nga viti 2019, rreth 14 punonjës janë larguar nga Apple.