Çfarë është funksionaliteti i ri IP Protection i Chrome dhe si funksionon?

20.11.2023 Teknologji
Ndërsa adresat IP nuk janë informacion ekstremisht i ndjeshëm, ato ende mund të përdoren për qëllime të këqija. Vendndodhja e një përdoruesit mund të përcaktohet përmes adresës IP dhe aktiviteti i tyre online mund të gjumohet.
Aktualisht shumë prej nesh përdorin një VPN për të fshehur adresën tonë IP nga ISP-ja, autoritetet shtetërore apo aktorë keqdashës. Kjo sepse disa shfletues, përfshirë Chrome, nuk ofrojnë një maskim të adresës IP.
Ndërsa adresat IP nuk janë informacion ekstremisht i ndjeshëm, ato ende mund të përdoren për qëllime të këqija. Vendndodhja e një përdoruesit mund të përcaktohet përmes adresës IP dhe aktiviteti i tyre online mund të gjumohet.
Funksionaliteti IP Protection i Chrome adreson këto shqetësime sigurie duke fshehur në mënyrë automatike adresën e përdoruesit. Ndërsa adresat IP janë jetike për të mbajtur internetin në funksion, fshehja e tyre nuk ka asnjë impakt në operimin e tij. Duke dërguar trafikun online përmes Proxy, IP Protection bën që mund që adresa IP të fshihet përballë disa domaineve të caktuara në ueb.
Rreziku i Chrome IP Protection
Mund të duket ironike, por Chrome IP Protection ka disa rreziqe sigurie. Chrome në të vërtetë përpiqet të mbrojë përdoruesit duke maskuar adresën e tyre IP, por disa spekulojnë se qëllimi kryesor i këtij funksionaliteti është i lig.
Një përdorues në rrjetin social X thotë se funksionaliteti i ri i Chrome ka për qëllim të centralizojë trafikun e uebit në një vend qendror. Kjo e bën më të lehtë për gjurmimin e përdoruesit nga Google, një teori e cila nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Google ka pranuar rreziqet potenciale që IP Protection ka. Për shembull funksionaliteti e bën më të vështirë të parandalohen sulmet DDoS duke përdorur IP Protection. Duke qenë se sulme DDoS kërkojnë një përmbytje trafiku nga botnetë, një trafik i tillë mund të mos zbulohet nëse dërgohet përmes një Proxy.
Nga ana tjetër trafiku i paligjshëm si klikime mashtruese apo aksidentale ose crawler-at mund të jenë më të vështirë për tu identifikuar.
Në këto momente që shkruajmë Chrome IP Protection është në testim ndërsa vetëm adresa IP në SHBA mund të bëhen pjesë e kësaj faze të parë.