Booking.com paralajmëron udhëtarët se mashtrimet janë rritur me 900 përqind

22.06.2024

Ajo tha se veçanërisht sulmet phishing janë rritur në mënyrë të djeshme ku njerëzit mashtrohen duke ofruar të dhënat e tyre financiare.

Booking.com paralajmëron udhëtarët se mashtrimet janë rritur me 900 përqind Foto: Ilustrim

Booking.com paralajmëroi se inteligjenca artificiale po përdoret për mashtrime me udhëtimet dhe rezervimet.

Shefja e kompanisë Marnie Wilking tha se mashtrimet janë rritur me 500 deri në 900 përqind në 18 muajt e fundit.

Ajo tha se veçanërisht sulmet phishing janë rritur në mënyrë të djeshme ku njerëzit mashtrohen duke ofruar të dhënat e tyre financiare.

Sigurisht phishing ka ekzistuar që në momentin që e-mail-i u krijua, por që nga lançimi i ChatGPT, sulmet e këtij lloji janë rritur ndjeshëm.

Sulmuesit po përdorin AI për të lançuar sulme përmes e-mail-eve të cilat duken shumë autentike sesa më parë,” tha ajo.

Ajo i bëri thirrje hoteleve dhe udhëtarëve të përdorin verifikime me dy faktorë si masë sigurie shtesë. Gjithashtu kërkoi që njerëzit të jenë më vigjilentë kur klikojnë lidhje.

Por pavarësisht kritikave se si mashtruesit po përdorin AI, ajo tha se teknologjia po lejonte gjithashtu Booking.com të heqë me shpejtësi hotelet e rreme që përpiqeshin të mashtronin njerëzit.