Apple prezantoi modelet e reja iPad Air me çipin M2

08.05.2024

Kompania tha se nuk është modeli më i fuqishëm iPad, por ka më shumë funksionalitete sesa modeli bazik iPad. Për shembull iPad Air tashmë ofron mbështetje për Apple Pencil i cili mund të ngjitet me magnet në anën e tabletit.

Apple prezantoi modelet e reja iPad Air me çipin M2 Foto: Ilustrim

Apple ka vendosi të rifreskojë linjën iPad ditën e Marte, një vendim mjaft i vonuar, duke qenë se modeli më i fundit iPad Air daton mëse 2 vite më parë.

Ndryshimi më radikal i linjës së re është se vjen në dy madhësi: 11-inç dhe 13-inç. Ekrani është end LED. Nëse dëshironi një ekran OLED duhet të shkoni për modelet Premium iPad Pro.

Kompania tha se nuk është modeli më i fuqishëm iPad, por ka më shumë funksionalitete sesa modeli bazik iPad. Për shembull iPad Air tashmë ofron mbështetje për Apple Pencil i cili mund të ngjitet me magnet në anën e tabletit.

Edhe çipi është përditësuar. Më përpara tableti kishte çipin Apple M1 ndërsa tani është zëvendësuar me M2. iPad Air ofron mbështetje për Wi-Fi 6E dhe konsumatorët në mënyrë opsionale mund të zgjedhin modelin me 5G.

Kamera është vendosur në një pozicion më natyral duke e bërë më të rehatshme mbajtjen e tabletit në pozicion horizontal. Të dy kamerat, para dhe pas kanë sensorë 12-megapiksel.

Tableti vjen me katër ngjyra: blu, vjollcë, bardhë dhe gri. Ndërsa iPad Air i ri ende fillon nga 128GB për 599 dollarë (modeli 13-inç nga 799 dollarë), Apple ka shtuar më shumë opsione hapësire prej 256GB, 512GB dhe 1TB.