Apple planifikon të lançojë një menaxher fjalëkalimesh

07.06.2024

Kompania planifikon të zbulojë aplikacionin në konferencën WWDC të Apple më 10 Qershor.

Apple planifikon të lançojë një menaxher fjalëkalimesh Foto: Ilustrim

Apple planifikon të ndërtojë një aplikacion të menaxhimit të fjalëkalimeve i cili do të integrohet në versionet e ardhshme të sistemeve operative për iPhone dhe Mac raportoi Bloomberg.

Aplikacioni i ri, i quajtur thjeshtë Passwords, do të konkurrojë me menaxherët e njohur të fjalëkalimeve 1Passwords dhe LastPass të cilët zakonisht aplikojnë një tarifë mujore.

Kompania planifikon të zbulojë aplikacionin në konferencën WWDC të Apple më 10 Qershor.

Apple aktualisht gjeneron dhe ruan fjalëkalime unike përmes iCloud Keychain, një funksionalitet që sinkronizon fjalëkalimet mes të gjitha pajisjeve Apple si dhe kompjuterëve Windows.

Por fjalëkalimet e ruajtura në iCloud Keychain, janë të vështirë për tu gjetur dhe modifikuar në aplikacionin Settings.

Duke pasur një aplikacion të dedikuar për fjalëkalimet, Apple do ta bënte më të lehtë për njerëzit të qëndrojnë në ekosistemin e saj.

Krahas aplikacionit Passwords, Apple pritet të zbulojë edhe versionet e ardhshme të iOS, iPadOS, MacOS, WatchOS dhe VisionOS ditën e Hënë.