Apple mund të sjellë mjete me Inteligjencë Artificiale të integruara në sistemin iOS 18

09.01.2024

Që kur u lansua ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm me Inteligjencë Artificiale, kompanitë teknologjike kanë nxituar të integrojnë mjetet me AI në produktet e tyre harduerike dhe softuerike. Ndër këto kompania janë sikurse Microsoft, Samsung dhe Google. Apple nga ana tjetër, ka mbetur shumë prapa konkurrentëve të saj në garën për AI edhe pse vazhdon të […]

Apple mund të sjellë mjete me Inteligjencë Artificiale të integruara në sistemin iOS 18 Foto: Ilustrim

Që kur u lansua ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm me Inteligjencë Artificiale, kompanitë teknologjike kanë nxituar të integrojnë mjetet me AI në produktet e tyre harduerike dhe softuerike.

Ndër këto kompania janë sikurse Microsoft, Samsung dhe Google.

Apple nga ana tjetër, ka mbetur shumë prapa konkurrentëve të saj në garën për AI edhe pse vazhdon të punojë në produktet e saj gjeneruese me Inteligjencë Artificiale. Kështu, kompania pritet të prezantojë produktet e saj me këtë teknologji në Konferencën e saj të Zhvilluesve në mbarë botën më vonë këtë vit.

Eksperti i teknologjisë Mark Gurman raporton se mjetet e Apple në fushën e AI-së do të vijnë të paketuara si pjesë e sistemit iOS 18.

Kompania është duke punuar në model të madh gjuhësor (LLM) i njohur nga brenda si Ajax dhe kompania mund të prezantojë modelet e saj me AI në qershor.

Gurman pretendoi gjithashtu se Apple kishte testuar modelin e saj me AI që nga fillimi i vitit 2023.