Apple do të heqë aplikacionin e matje së oksigjentit në gjak për të shmangur bllokimin e shitjeve të Apple Watch

16.01.2024

Një kompani e cila është përfshirë në një betejë ligjore me Apple ka kërkuar bllokimin e shitjeve të dy orëve inteligjente me argumentin se gjiganti i iPhone ka përdorur teknologjinë e saj. Apple ka gjetur një mënyrë për të shmangur bllokimin e shitjes së orëve inteligjente Apple Watch Series 9 dhe Ultra 2 në SHBA […]

Apple do të heqë aplikacionin e matje së oksigjentit në gjak për të shmangur bllokimin e shitjeve të Apple Watch Foto: Ilustrim

Një kompani e cila është përfshirë në një betejë ligjore me Apple ka kërkuar bllokimin e shitjeve të dy orëve inteligjente me argumentin se gjiganti i iPhone ka përdorur teknologjinë e saj.

Apple ka gjetur një mënyrë për të shmangur bllokimin e shitjes së orëve inteligjente Apple Watch Series 9 dhe Ultra 2 në SHBA por është një kosto që do ta paguajnë përdoruesit.

Një kompani e cila është përfshirë në një betejë ligjore me Apple ka kërkuar bllokimin e shitjeve të dy orëve inteligjente me argumentin se gjiganti i iPhone ka përdorur teknologjinë e saj.

Por Apple mund të shmangë ndalimin e shitjeve duke hequr aplikacionin Blood Oxygen nga njësitë që shet në SHBA.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Apple ka dërguar orët e modifikuar Watch Series 9 dhe Ultra 2 në dyqanet e saj në SHBA por ka kërkuar që të mos fillojë shitja pa marrë aprovimin e autoriteteve.

Në Tetor autoritetet thanë se Apple ka shkelur patentat e kompanisë Masimo me mënyrën e implementimit të funksioneve të oksigjenit në gjak.

Vendimi bëri që shitjet e Watch Series 9 dhe Ultra të ndalohen në SHBA përmes uebsajtit dhe dyqaneve Apple.

Masimo ka pohuar se Apple punësoi ish-punonjësit e saj dhe përdori teknologjinë e saj të oksimetrisë së pulsit në pajisjet Apple Watch. Apple kundërshtoi Masimo, duke argumentuar se kopjet e orëve inteligjente të kompanisë patentonin veçoritë e Apple Watch.