Apple anulon planet për prodhimin e veturës së saj elektrike

28.02.2024

Apple ka anuluar planet e saj për të krijuar një veturë elektrike sipas disa raportimeve.

Apple anulon planet për prodhimin e veturës së saj elektrike Foto: Ilustrim

Gjiganti amerikan i teknologjisë nuk e ka pranuar publikisht ekzistencën e këtij projekti mirëpo është raportuar se Apple ka punuar në këtë projekt prej rreth një dekade.

I njohur si ” Project Titan”, vetura e Apple parashihej të kishte formën e një veture të gjerë familjare.

Sipas Bloomberg, Apple ka lajmëruar në rrethet e brendshme të saj anulimin e këtij projekti.

Rreth 2000 punëtorë po punonin në këtë projekt ndërsa ata tani do të transferohen në projektet e inteligjencës artificiale, raporton Fleetnews.

Apple nuk ka komentuar këtë çështje mirëpo një vendim i tillë thuhet se erdhi nga pritjet e ulëta që kjo veturë thuhej të kishte në tregun momental.