A do të ndalohet TikTok-u në Kosovë? Flasin nga Agjencia për Informim dhe Privatësi
04.05.2024
TikTok-u është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as Kosova.
Përdoruesit e kësaj platforme kryesisht janë adoleshentët, e ku mosha minimale e përdorimit sipas disa statistikave është 13 vjeç, megjithatë përdoret edhe nga moshat më të reja.
Krenare Sogojeva – Dermaku komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka thënë se kanë arritur që t’i përkthejnë politikat e privatësisë në gjuhën shqipe që nuk i ka pasur Tik –Tok-u e që sipas saj, është një kriter ligjor që duhet të zbatohet.
Ndërsa, Mentor Hoxhaj drejtor i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë ka thënë se shfrytëzuesit e Kosovës janë mjaft të rrezikuar sa i përket keqpërdorimit të mundshëm të të dhënave të tyre.