Zyrtari i bankës në Suharekë hasë në 10,200 franga të falsifikuara, policia jep detaje
Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së premte në stacionin policor të Suharekë. Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10,200 franga zvicerane […]
Një rast i tillë është raportuar gjatë ditës së premte në stacionin policor të Suharekë.
Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10,200 franga zvicerane (51×200 kartë monedha) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 14:00, në rrugën Brigada 123, në Suharekë.
Po ashtu, policia ka theksuar se rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Brigada 123, Suharekë – Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10200 franga zvicerane (51×200 kartë monedha) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.