[ZYRTARE] Suhareka kalon në zonën e kuqe

05.02.2021

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Suharekës nga zona e verdhë kalon në atë të kuqen, shkruan SuharekaOnline. Në bazë të kategorizimit në zonën e kuqe, në Komunën e […]

[ZYRTARE] Suhareka kalon në zonën e kuqe Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Suharekës nga zona e verdhë kalon në atë të kuqen, shkruan SuharekaOnline.

Në bazë të kategorizimit në zonën e kuqe, në Komunën e Suharekës lejohet qarkullimi deri në ora 21:30.

Në bazë të raportimeve ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që ka përcjellur SuharekaOnline është bërë e ditur se brenda një jave janë konfirmuar 107 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8 raste pozitive me COVID-19.

DitaNumri i rasteve pozitive
E premte29
E shtune16
E dielë16
E hënë5
E martë7
E mërkurë10
E enjte16
E premte8
TOTAL: 8 ditë107 të infektuar