[ZYRTARE] I infektuari me covid-19 nga Bllaca është mjek i QKMF-së në Suharekë

Gjatë ditës së mërkurë nga Drejtoria e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren janë marr mostrat nga 16 familjar të 21 vjeçarit të infektuar me covid-19 dhe një mjeku nga fshati Bllacë.

Nga rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se 1 person nga fshati Bllacë e Komunës së Suharekës ka rezultuar pozitiv për covid-19.

Qysh të mërkurën SuharekaOnline ka marr vesh se bëhej fjalë për një mjek të QKMF-së në Suharekë dhe se i njëjti është vetizoluar që nga data 5 prill.

Por deri më tani zyrtarisht nuk bëhej e ditur nëse personi i rezultuar me covid-19 është mjeku i QKMF-së në Suharekë.

Gjatë ditës SuharekaOnline ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Këta të fundit përmes Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik kanë konfirmuar lajmin se pacienti i rezultuar pozitiv i datës 08 prill nga fshati Bllacë është mjek i QKMF-së.

Gjithashtu nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik bëjnë të ditur se mjeku në fjalë ka punuar vetëm 1 ditë në QKMF dhe nuk ka patur kontakte me koleg.

RAPORTO