Zyba: Shuarja e task-forcës Anti-korrupsion, veprim mashtues në shërbim të qëllimeve dhe përfitimeve të tyre private

28.10.2020

10 ditë më parë Qeveria e Kosovës ka vendosur për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës. Arsyetimi i kryeministrit Hoti ishte që me shfuqizimin e këtij vendimi “do të bëhej ndarja e pushteteve”. Kundër shuarjes së kësaj task-force kanë reaguar edhe përfaqësues të shteteve mike në Kosovë, deputet dhe kryetarë […]

Zyba: Shuarja e task-forcës Anti-korrupsion, veprim mashtues në shërbim të qëllimeve dhe përfitimeve të tyre private Foto: Ilustrim

10 ditë më parë Qeveria e Kosovës ka vendosur për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Arsyetimi i kryeministrit Hoti ishte që me shfuqizimin e këtij vendimi “do të bëhej ndarja e pushteteve”.

Kundër shuarjes së kësaj task-force kanë reaguar edhe përfaqësues të shteteve mike në Kosovë, deputet dhe kryetarë të partive politike.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Suhareka, Salih Zyba, përmes një reagimi ka thënë se shuarja e task-forcës kundër korrupsionit në kohën kur ajo po hetonte anëtarë të koalicionit qeverisës është veprim korruptiv, sikurse është mashtrim arsyetimi se një mekanizëm i tillë ka qenë joligjor.

Sipas definicionit, korrupsioni te ata të cilët bartin funksione e autoritet publik është sjellje ose veprim i pasinqertë ose/dhe mashtues në shërbim të qëllimeve dhe përfitimeve të tyre private e të ngushta.

Shuarja e task-forcës kundër korrupsionit në kohën kur ajo po hetonte anëtarë të koalicionit qeverisës është veprim korruptiv, sikurse është mashtrim arsyetimi se një mekanizëm i tillë ka qenë joligjor.

Kështu, është i pasinqertë edhe zotimi për ta luftuar krimin dhe korrupsionin. Ai që po i qëndron në ballë një vendimi të tillë është sikurse ata që po synojnë të përfitojnë nga ai vendim, i korruptuar” ka shkruar Zyba.