Zyba: Nuk mundemi sot me pas votë e as meritë për shkak të kontributit në UÇK

Salih Zyba ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe Ushrisë Çlirimtare Kombëtare, tani kryetar dege i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë dhe kandidat për deputetë nga kjo parti.

Duke folur për kontributin e tij si ushtar i UÇK-së ka thënë se nuk mundemi sot me pas as votë e as meritë për shkak të një veprimi të njëhershëm nëse nuk e kemi rrugën e përbashkët dhe interesin e përgjithshëm.

“Angazhimi ka qenë gjithë qytetar por vazhdimësia është shumë e rëndësishme, duke marr parasysh dëmin që i është bërë Kosovës dhe në këtë rast ne nuk mund ta përvetësojmë një veprim tonin të njëhershëm me atribu si kontribut jetësor, sepse secili jemi përgjegjës për kohën” ka thënë Zyba, shkruan SuharekaOnline.

“Për çfarëdo angazhimi dhe kontributi që unë apo dikush në Vetëvendosje ka pasur para 20 viteve, nuk mundemi sot me pas as votë e as meritë për shkak të një veprimi të njëhershëm nëse nuk e kemi rrugën e përbashkët dhe interesin e përgjithshëm” ka shtuar Zyba.

Zyba gjithashtu ka treguar pse qendra e LVV-së në Suharekë ka nxjerrë vetëm një kandidaturë për deputet, duke shtuar se kjo është në bazë të statutit të partisë dhe nuk do të thotë që nuk ka përparësi asnjë qytetar që i nënshtrohet procesit të brendshëm.

“Meqenëse deputeti përfaqëson interesat nacionale dhe jo vetëm ato lokale jo çdo herë të bën deputet vota e një qyteti, sidomos në ato komuna të vogla siç është Komuna e Suharekës, andaj VV vazhdimisht është përkujdesur që të ketë përfaqësim në nivel nacional dhe jo në bastione” ka shtuar ai.

I pyetur për Gjykatën Speciale, Zyba ka thënë se është një ndër arsyet pse është në Vetëvendosje duke treguar mënyrën e administrimit në Kosovë që koha e pasluftës, ku një popull është qeverisë por nuk ka vetvendosur.

RAPORTO