Zyba: Deklaratat e Haradinajt rezultat i dëshprimit dhe zhgënjimit

07.04.2021

I shoqëruar nga anëtarë të partisë së tij, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot konferencë për media. Ndër tjera i pyetur nga gazetarët për deklaratën e tij kundër deputetit të LVV-së, Salih Zyba, si sekser, Haradinaj prapë e ka përsëritur se Zyba është sekser klasik dhe se ka […]

Zyba: Deklaratat e Haradinajt rezultat i dëshprimit dhe zhgënjimit Foto: Ilustrim

I shoqëruar nga anëtarë të partisë së tij, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot konferencë për media.

Ndër tjera i pyetur nga gazetarët për deklaratën e tij kundër deputetit të LVV-së, Salih Zyba, si sekser, Haradinaj prapë e ka përsëritur se Zyba është sekser klasik dhe se ka pasur kërkesë nga ky i fundit për takim mirëpo e ka refuzuar.

“Zyba ka kontaktuar me deputetë tanë. Njëri nga deputetët tonë ka kërkuar që unë me u taku me të. Përgjigja ka qenë që ‘ju jeni sekser dhe s’takohem me ju, por jam i gatshëm të takohem me kryetarin e partisë. Por ndalni këto praktika të presionit, presion serioz i gjithanshëm, pos joshjes’. Zyba është një sekser klasik i cili e ka marrë përsipër në emër të partisë së vet trafikimin e votave”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media të mërkurën.

Pas këtyre deklaratave të Haradinajt, redaksia e SuharekaOnline ka kontaktuar deputetin Salih Zyba i cili ka hudhur poshtë të gjitha pretendimet e Haradinajt.

Sipas Zybës nëse Haradinaj ka pasur në të kaluarën ndonjë përvojë të tillë të mos i’a bartë përgjegjësinë, shantazhin ose akuzat dikujt tjetër dhe gjithnjë po flet me të pavërteta.

“Në rast se ai ka argument janë organet kompetente dhe jo publike” ka shtuar Zyba.

I pyetur nëse do të ndjekë rrugët ligjore kundër Haradinajt, Zyba ka thënë se nëse vazhdon avazi i njëjtë edhe ajo alernativë qëndron dhe se qëndrimi i tij është si rezultat i dëshprimit dhe zhgënjimit të situatave.