Zv.ministri i MTI-së, Nexhat Ramadani, premton përkrahje për bizneset me subvencione, pajisje dhe makineri

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.

Në një prononcim për SuharekaOnline, zv.ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Nexhat Ramadani, ka treguar detaje të Planit të Rimëkëmbjes Ekonomike që janë në domenin e MTI-së.

Sipas zv.ministrit Ramadani masa 3 e vendimit të Qeverisë është masa që bie në domenin e MTI-së, e që kanë të bëjnë me mbështetje të punësimit si përkrahja profesionale për biznese për funksionim në kushte pandemie, siç është puna nga shtëpia,puna online etj, në vlerë prej 3 mil €.

Gjithashtu sipas tij prioritet është edhe përkrahja e bizneseve prodhuese dhe shërbyese me pajisje dhe makineri për automatizim të proceseve , në vlerë prej 10 mil €, përkrahja e bizneseve me qëllim rritjen e produktivitetit të tyre (2 mil €).

Ndër tjera i ka treguar se bizneseve do t’iu subvencionohen pagat e punëtorve të rinjë qē angazhohen për sektor të caktuar në vlerë (5 mil €), normat e interesit për sektor të caktuar (5 mil €) dhe mbulimi i 5% të kontributit pensional që ato paguajnë për punëtor(5 mil €),si dhe një varg masash që jan pjesë e këtij vendimi të Qeverisë.

Zv.ministri i MTI-së, Nexhat Ramadani, ka thënë se në bazë të informacioneve nga kontaktet me biznese, gastronomia është sektori më i goditur, duke mos harruar edhe sektorët tjerë që gjithsesi janë goditur nga pandemia.

Si zv.Ministër do të jap gjithçka di dhe mundem në kuadër të MTI-së, për t’i dalë në ndihmë bizneseve për të tejkaluar këtë situatë të rëndë si rezultat i pandemisë.

Ai ka treguar se ka biseduar edhe me Ministrin z.Vesel Krasniqi dhe shpreson që shumë shpejtë do ti vizitojnë bizneset e Komunës së Suharekës dhe punimet në rregullimin e infrastrukturës në zonën Industriale në Shirokë, projekt ky që po financohet nga MTI.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.