znj.Mihrije Suka dhe përfaqësuesi i OSBE-së, priten projekte të reja në Suharekë

14.02.2019

Sot, u mbajt takimi i radhës për koordinim lokal për siguri në Komunën e Suharekës, ku këtë takim e udhëheqi nënkryetarja e Komunës, znj. Mihrije Suka, ku të pranishëm ishin, përfaqësuesi i Policisë së rajonit të Suharekës, z. Milazim Lumi, po ashtu mori pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE-së, ku njoftoi se do të ketë projektet […]

znj.Mihrije Suka dhe përfaqësuesi i OSBE-së, priten projekte të reja në Suharekë Foto: Ilustrim

Sot, u mbajt takimi i radhës për koordinim lokal për siguri në Komunën e Suharekës, ku këtë takim e udhëheqi nënkryetarja e Komunës, znj. Mihrije Suka, ku të pranishëm ishin, përfaqësuesi i Policisë së rajonit të Suharekës, z. Milazim Lumi, po ashtu mori pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE-së, ku njoftoi se do të ketë projektet që do t’i realizoj në vazhdim OSBE-ja, si dhe përfaqësuesi i KFOR-it.

Në takimin e radhës për koordinim lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, e cila edhe e udhëheq takimin, në mes tjerash ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku si aktivitet kryesor, ka përmendur kremtimin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë ka raportuar, përfaqësuesi policor në Suharekë, komandanti  Milazim Lumi, i cili e ka vlersuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur këto raste. 1. Një monedhë e falsifikuar si dhe 1 vjedhje në qytet.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar për projektet që do t’i realizoj në vazhdim OSBE-ja.

Dhe në fund ka raportuar përfaqësuesi i KFOR-LMT, i cili ka thënë se java ka qenë e qetë.