Zjarri në zonën industriale lokalizohet shpejt, situata nën kontroll
13.08.2025
Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 14:15 në Shirokë të Suharekës, në zonën industriale, mbrapa stacioni kryesor i shpërndarjes së energjisë elektrike të qytetit.
Foto: Ilustrim
Situata fillimisht ishte e rrezikshme, pasi flakët u përhapën pranë trafos së energjisë elektrike, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e tij.
Në vendin e ngjarjes ndodhej një numër i konsiderueshëm i zjarrfikësve, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, qytetarë vullnetarë dhe pronarë biznesesh të zonës, të cilët me makineri për fikjen e zjarrit dhe mjete të rënda ndihmuan gjithashtu në shuarjen e flakëve.
Autoritetet konfirmojnë se tani situata është nën kontroll dhe nuk paraqet më rrezik për qytetarët apo infrastrukturën.
