Zjarrfikësit e Suharekës i përgjigjen pozitivisht thirrjes për dhurimin e gjakut

Para dy dite Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, ka bërë të ditur se në Kosovë ka mungesë të gjakut dhe krejt kjo ka ardhur si pasojë e pandemisë.

E pas këtij njoftimi, shumë qytetarë ja kanë mësy objektit të Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak.

Këtij aksioni i janë bashkangjitur sot edhe një ekip i zjarrfikësve të Komunës së Suharekës të cilët me vullnetin më të madh kanë shprehur gatishmërinë që të dhurojnë gjak.

Nga Qendra Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut kanë thënë se në këtë kohë të pandemisë ky institut ka pasur mungesë të gjakut dhe si e tillë janë në gjendje kritike sa i përket rezervave të gjakut.

Ajo që është e rëndësishme të theksohet, është që duhet të kemi dhurim të vazhdueshëm të gjakut, sepse gjaku nuk mund të qëndrojë përjetësisht, edhe përkundër rezervave të mëdha të gjakut të cilën e kemi pasur në dispozicion, ajo është harxhuar dhe kemi mbërritur në fazën kur kemi arrit në gjendjen e stokut jashtëzakonisht të ulët dhe në gjendje kritike dhe për këtë arsye kemi bërë apel për të dhuruar gjak, kanë bërë të ditur nga kjo qendër.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.