Zjarrfikësit e Suharekës apel qytetarëve të kenë kujdes mos të shkaktojnë zjarre

08.04.2020

Situata e krijuar nga pandemia covid-19 ka ngritur shkallën e shqetësimit dhe kujdesit në nivel tejet të lart. Por siç duket kjo nuk ju mjafton personave të papërgjegjshëm që pothujse secilën ditë po ndesin zjarre fushore dhe malore. Dje në orët e vona të natës ekipet e zjarrfikësve u përballen me lokalizimin e zjarreve në […]

Zjarrfikësit e Suharekës apel qytetarëve të kenë kujdes mos të shkaktojnë zjarre Foto: Ilustrim

Situata e krijuar nga pandemia covid-19 ka ngritur shkallën e shqetësimit dhe kujdesit në nivel tejet të lart.

Por siç duket kjo nuk ju mjafton personave të papërgjegjshëm që pothujse secilën ditë po ndesin zjarre fushore dhe malore.

Dje në orët e vona të natës ekipet e zjarrfikësve u përballen me lokalizimin e zjarreve në fshatin Dobërdelan.

Ndërsa para pak minutave zjarrfikësit e Komunës së Suharekës përmes një postimi në Facebook ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar mos të shkaktojnë zjarre.

Zjarrfikësit e Suharekës përmes këtij postimi kanë shkruar se: “Jemi në gjendje të rëndë e gjithë Kosova me Covid-19,jemi të angazhuar në pastrim dhe dizenfektim të rrugëve në mbrojtje të qytetarëve, andaj mos të shkaktojmë dy probleme në të njetën kohë”.