Në reagimin e tij, Bytyçi ka shprehur shqetësimin për përhapjen e zjarreve në kushte të temperaturave ekstreme dhe ka apeluar për kujdes maksimal nga qytetarët, duke theksuar se parandalimi është përgjegjësi e përbashkët.
“Në këto ditë me temperatura tepër të larta dhe thatësira të gjata, zjarret e ditëve të fundit dhe rreziku për shpërthimin e zjarreve tjera është shumë i lartë. Zjarrvëniet jo vetëm që dëmtojnë pyjet, tokat bujqësore dhe pronën private, por rrezikojnë jetën dhe shëndetin e njerëzve e kafshëve. Së bashku mund të parandalojmë tragjedi dhe dëme të mëdha. Të mbrojmë natyrën dhe pronën tonë duke treguar përgjegjësi dhe kujdes maksimal”, ka thënë Bytyçi në reagimin e tij.
Në përmbyllje, ai ka shprehur solidaritet me të gjithë ata që janë prekur nga situata dhe ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe institucional për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm në ditët në vijim.