Zjarret në Suharekë, policia thotë se u dogjën rreth 10 hektarë pyll

18.08.2021

Shtatë vatra të zjarrit janë raportuar që kanë ndodhur dje në Komunën e Suharekës, ku sipas të dhënave të deritanishme bëhet e ditur se dëme janë shkaktuar në bagëti, pyje dhe kultura bujqësore. Sipas Policisë së Kosovës të martën janë raportuar dy raste të incidenteve të zjarrit, një në Suharekë dhe Sopijë-Bukosh. Në rastin e […]

Zjarret në Suharekë, policia thotë se u dogjën rreth 10 hektarë pyll Foto: Ilustrim

Shtatë vatra të zjarrit janë raportuar që kanë ndodhur dje në Komunën e Suharekës, ku sipas të dhënave të deritanishme bëhet e ditur se dëme janë shkaktuar në bagëti, pyje dhe kultura bujqësore.

Sipas Policisë së Kosovës të martën janë raportuar dy raste të incidenteve të zjarrit, një në Suharekë dhe Sopijë-Bukosh.

Në rastin e incidentit të zjarrit në Suharekë ankuesi mashkull ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri rreth 10 hektarë pyll.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policor dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri 10 hektarë pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ndërsa në incidentin e zjarrit në Sopijë-Bukosh, bëhet e ditur se në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e konsiderueshme djerrina, hamullore si dhe vreshta.

Incidenti i zjarrit mes këtyre dy fshatrave raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:26.

Pasi që janë informuar për rastin njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

“Në rrethana të panjohura është  përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e konsiderueshme djerrina, hamullore dhe vreshta. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin”, bënë të ditur PK.