Zjarr në Shirokë, komandanti i Policisë thotë se ka dëme të konsiderueshme

Sot rreth orës 15:40 në fshatin Shirokë te një objekt biznesi privat është raportuar se është përfshirë nga zjarri.

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Suharekës, Afrim Sylaj.

“Po është raportuar për një zjarr te një objekt biznesi privat në Shirokë dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku në bazë të gjendjes në terren shihet se dëmi është i konsiderueshëm. Është djegur një vinç dhe material ndërtimor izolues(stiropor)” ka thënë Sylaj.

Ndërsa sa i përket shkakut të zjarrit Sylaj është shprehur se ende mbetet në fazën e hetimeve dhe se në ditët në vijim do të bëhet e ditur.