Zjarr në Bukosh, një shtëpie i digjet ora e rrymës

29.02.2020

Rastet e zjarreve kohëve të fundit kanë filluar të shpeshtohen, me ç’rast po shkaktohen dëme të mëdha materiale. Një rast i tillë ka qenë edhe sot rreth orës 14:00 në fshatin Bukosh, ku zjarrfikësit e Komunës së Suharekës janë njoftuar për përfshirje e një shtëpie nga zjarri. Intervenimi i shpejtë i ekipës së zjarrfikësve ka […]

Zjarr në Bukosh, një shtëpie i digjet ora e rrymës Foto: Ilustrim

Rastet e zjarreve kohëve të fundit kanë filluar të shpeshtohen, me ç’rast po shkaktohen dëme të mëdha materiale.

Një rast i tillë ka qenë edhe sot rreth orës 14:00 në fshatin Bukosh, ku zjarrfikësit e Komunës së Suharekës janë njoftuar për përfshirje e një shtëpie nga zjarri.

Intervenimi i shpejtë i ekipës së zjarrfikësve ka rezultuar me lokalizim dhe fikje të zjarrit me ç’rast dëmet më të mëdha janë evituar.

Deri më tani bëhet e ditur se nga zjarri është dëmtuar vetëm ora e rrymës.