Zhvillimi i turizmit rural, 1.3 km rrugë malore do të hapen në fshatin Delloc

Suhareka ka hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit. “Theranda mbi të gjitha”, synon të arrijë një strategji të zhvillimit të turizmit, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse, me mbështetjen e biznesit, shoqërisë civile, institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitet, me qëllim zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm, ishte fjala hyrëse e kanditatit të zgjedhjeve lokale më 2017 nga AAK, tashmë kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj për zhvillimin e turizmit.

Si aktivitete të menjëhershme fillohet me krijimin i shtigjeve turistke të ecjes dhe rekreacionit, përgjatë parkut të Rusenicës, parkut të Sharrit, bjeshkëve të Mushtishtit, staneve të Mushtishtit, etj, kishte premtuar Muharremaj.

Për ti hapur rrugë zhvillimi të turizmit rural, Komuna e Suharekës ka filluar procedurat tenderuese për hapjen e rrugës malore në Delloc.

Sipas dosjes së tenderit parashihet që hapja e 1.3 km rrugë malore të kushtoj jo më shumë se 20,000.00 €.

Rruga malore e cila do të hapet në një periudhë jo më shumë se 30 ditëve do të ketë edhe gypa betoni dhe kanale anësore për largimin e ujërave atmosferik.

Komuna jonë numëron një numër të mjaftueshëm të klubeve të suksesshme si të çiklizmit, motocross, offroad që kryesisht ushtrojnë sportin malor e që mund të jenë “ambasdaor” dhe udhërrëfyes tejet të devotshëm në identifikimin dhe zhvillimin e turizmit malor në Suharekë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.