Zgjedhjet lokale afër, gjatë javëve të ardhshme Presidentja pritet të caktojë datën

para 48 dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbledhë në fillim të muajit qershor përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale, raporton IndeksOnline.

Zgjedhjet lokale afër, gjatë javëve të ardhshme Presidentja pritet të caktojë datën Foto: Arkivë

Zgjedhjet parashikohen të mbahen në vjeshtë, me datat 5, 12, 19 ose 26 tetor si opsione të mundshme. Partitë politike kanë filluar tashmë përgatitjet, duke caktuar edhe disa nga kandidatët për kryetarë komunash, në një garë që pritet të jetë e ngjeshur në shumë komuna të vendit.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave, presidentja Osmani emëroi anëtarët e rinj të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Përjashtim bëri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ndërroi përfaqësuesin e saj, ndërsa partitë e tjera kryesore vazhduan me të njëjtët anëtarë të mandatit të kaluar.

Në Suharekë, deri tani kanë zyrtarizuar kandidaturat Bali Muharremaj nga AAK dhe Ardian Shala nga LDK. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të zyrtarizojnë kandidatët e tyre së shpejti. Zgjedhjet e fundit në vitin 2021 u fituan nga Bali Muharremaj.

Etiketat

Ofertat e fundit