Zgjedhjet Lokale 2025: Qytetarët e Suharekës do të votojnë në 35 qendra votimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar listën zyrtare të Qendrave të Votimit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, ku qytetarët e Kosovës do të votojnë për kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit në Kuvendet Komunale.
Sipas vendimit të KQZ-së, në të gjithë territorin e Kosovës janë caktuar 945 Qendra të Votimit, nga të cilat 907 do të përdoren për votimin e rregullt, ndërsa 38 të tjera (nga një për çdo komunë) janë caktuar për votimin me kusht.
Qendrat e Votimit në Suharekë
Komuna e Suharekës për zgjedhjet e 12 tetorit 2025 do të ketë 35 Qendra të Votimit, prej të cilave:
- 1 Qendër për votim me kusht
- 34 Qendra për votim të rregullt,
Në qytet janë të vendosura 3 Qendra të Votimit për votim të rregullt:
- SH.M.L. “Skënder Luarasi”, Rr. Skënderbeu
- SH.F.M.U. “7 Marsi”, Rr. Brigada 123
- SH.F.M.U. “Shkëndija”, Rr. Xhavit Sylaj
Ndërsa Qendra për Votim me Kusht është e vendosur në SH.F.M.U. “Destan Bajraktari”, Rr. Avdyl Kuçi.
KQZ ka vënë në dispozicion një platformë online, ku çdo qytetar me të drejtë vote mund të kontrollojë Qendrën e tij/saj të votimit në këtë adresë: https://qv.kqz-ks.org.
Për ata që duan të ndryshojnë Qendrën e Votimit, kjo mundësi është e hapur deri më 29 gusht 2025, për të caktuar një lokacion sa më afër vendbanimit të tyre aktual.
Institucionet zgjedhore dhe autoritetet lokale kanë filluar përgatitjet logjistike për mbarëvajtjen e procesit. Ndërkohë, qytetarët e Suharekës inkurajohen që të kontrollojnë të dhënat e tyre zgjedhore dhe të marrin pjesë në votim, duke kontribuar në përzgjedhjen e udhëheqësve të tyre lokalë për katër vitet e ardhshme.
SUHAREKE-Lista-e-Qendrave-te-Votimit-dhe-QV-me-Kusht-Zgjedhjet-Lokale-2025